Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Burrel, shkon në dy numri viktimave. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua

Aksidenti në Burrel, shkon në dy numri viktimave. Drejtuesi i mjetit

Rritet numri i viktimave në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Burrel. Policia njofton se një person ka humbur jetën në vendin ku ndodhi aksidenti ndërkohë që 35-vjeçari me inicialet A.B ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Policia njofton gjithashtu se i plagosuri, një 18-vjeçar është transportuar për në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip “Opel sharon”, është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:

– A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës

-E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.

Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Të fundit