Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Kamëz/ Rozinës ia dhuroi makinën i vëllai vetëm një muaj më parë; rrit e vetme djalin adoleshent

Aksidenti në Kamëz/ Rozinës ia dhuroi makinën i vëllai

38 vjeçarja Rozina Koleci shkaktoi ditën e djeshme një aksident të rëndë në Kamëz, duke i marrë jetën një vajze 7 vjeçe dhe një djali 29 vjeç.

Gjatë deklarimit në polici, ajo ka thënë se në momentin e aksidentit kishte ngatërruar pedalen e frenave me atë të gazit dhe situata i kishte dalë nga kontrolli. Nga veprimet paraprake rezultoi se 38 vjeçarja nuk ishte nën efektin e alkoolit dhe as nuk po ecte me shpejtësi të lartë.

Politiko.al ka siguruar disa të dhëna të tjera për Rozina Koleci. Ajo është nga Burreli dhe nënë e një djali gjimnazist, të cilin e rrit e vetme për shkak se bashkëshorti ka ndërruar jetë. Makinën me të cilën shkaktoi aksidentin e ka marrë dhuratë nga i vëllai, vetëm një muaj më parë.

Rozina ka gjithashu një rrobaqepësi të vetën në zonën e Kamzës, raporton Politiko.al.

Të fundit