Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Kodër-Kamzë/ Flet i ati i 7-vjeçares që humbi jetën: Vajza tjetër s’ngrihet dot, asnjë psikolog për ndihmë

Aksidenti në Kodër-Kamzë/ Flet i ati i 7-vjeçares që

Flet i ati i vogëlushes 7-vjeçare, e cila bashkë me 29-vjeçarin Ramazan Isha humbën jetën gjashtë ditë më parë, pasi një automjet tip ‘Benz’ humbi kontrollin në Kodër Kamzë.

Ferid Ndreaj në një prononcim për ‘news 24’ tregon se rreziku për vajzën tjetër 6 vjeç dhe gruan e tij nuk ka kaluar ende. Ai thotë se vogëlushja ka marrë plagë në kokë dhe kocka dhe s’ngrihet dot në këmbë.

“Vajza e plagosur nuk ngrihet dot në këmbë. Ka dëmtime të trurit dhe kockave. Gruaja dhe vajza janë akoma të traumatizuara nga ngjarja. Nuk na ka ardhur asnjë psikolog për ndihmë”, ka deklaruar Feridi.

Po ashtu, ai ka shtuar se bashkëshortja nuk ka dëmtime të rënda, ndërsa për vajzën ka mbaruar protokolli mjekësor.

Pas ngjarjes u arrestua shoferja e ‘Benzit’, Rozina Koleci, e cila deklaroi në dëshminë e saj se shkak i aksidentit ishte ngatërrimi i pedaleve të frenave me gazin.

Të fundit