Flash News

KRYESORE

Aksidenti në kryeqytet me dy të vdekur, eksperti i sigurisë shpjegon problematikat e rrugës

Aksidenti në kryeqytet me dy të vdekur, eksperti i sigurisë

Pas aksidentit që ndodhi në zonën e Porcelanit, ku nga përplasja e dy mjeteve humbën jetën 2 këmbësorë, ekspertit i Sigurisë Rrugore, Fisnik Ziçishti, nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan momentet, është shprehur se të dy mjetet që shkaktuan aksidentin kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Ai thekson për “BW” se në zonë mungojnë sinjalistikat që detyrojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë apo sinjalistikat paralajmëruese që të njoftojnë se ka kthim në rrugët dytësore ose vendkalim për këmbësorët.

Ajo që eksperti i sigurisë rrugore ka vënë re si problematikë, ëshë edhe ndarja e kësaj rruge në 3 korsi, çka bën që drejtuesit e mjeteve që janë në ngjitje të detyrohen të shkelin vijën e pandërprerë, nëse duan të parakalojnë.

Gjatë vitit që lamë pas 218 persona humbën jetën, si pasojë e aksidenteve rrugore. Vetëm në 4 ditët e para të këtij viti 3 njerëz humbën jetën në aksidente, vetëm në kryeqytet.

Të fundit