Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Shkodër, humb jetën babai dhe fëmija 8 muajsh. Dy të tjerët në gjendje kritike për jetën

Aksidenti në Shkodër, humb jetën babai dhe fëmija 8 muajsh.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Shkodër, ku si pasojë babai dhe njëri prej fëmijëve të tij kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur pranë Kishës së Velipojës ku dy automjete “Alpha Romeo” dhe “Hunda”, janë përplasur kokë më kokë me njera tjetrën. Në aksident kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit “Alpha Romeo” dhe fëmija i tij 8 muajsh, ndërkohë që dy të tjerët ndodhen në gjendje kritike.

Viktima M.Gjergji, ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit