Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Shkup/ Profesoresha maqedonase tallet me shqiptarët që ndërruan jetë

Aksidenti në Shkup/ Profesoresha maqedonase tallet me shqiptarët

Edhe pse në Maqedoni janë bërë hapa përpara për uljen ndasisë midis shqiptarëve dhe maqedonasve, sërish ka figura publike që i fryjnë përçarjes.

Rasti i fundit është i Biljana Vankovska, analiste politike dhe profesoreshë e në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, e cila është talluar me viktimat dhe të plagosurit e aksidentit të ndodhur në Shkup, ku shumica ishin të etnisë shqiptare.

“Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”, ka shkruar Vankovska në profilin e saj në ‘Facebook’.

Ekstremistja maqedonase i referohet vendit Karpallak ku, në gusht të vitit 2001, formacionet e shqiptarëve të Maqedonisë sulmuan autokolonën e ushtrisë maqedonase duke vrarë disa persona. Shqiptarët dhe maqedonasit ndodheshin në një konflikt të armatosur, ndërkohë që ngjarja tronditëse solli më pas uljen e të dyja palëve në tryezë për të firmosur ‘Marrëveshjen e Ohrit’, që garantoi më shumë të drejta për shqiptarët në shtetin fqinj.

Seanca plenare nis me një minutë heshtje për viktimat në Shkup, në sallë i pranishëm Talat Xhaferi

Të fundit