Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Xibrakë, ndërron jetë vajza 12 vjeçe, tre të tjerë në spital

Aksidenti në Xibrakë, ndërron jetë vajza 12 vjeçe,

Ka ndërruar jetë vajza 12 vjeçare e cila mori dje goditje të forta si pasojë e përplasjes së automjetit ku ajo ndodhej nga një tjetër mjet në afërsi të fshatit Xibrakë. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Bahri Begu, 50 vjeç, i cili konsiderohet shkaktar i aksidentit.

Familjarët e viktimës kanë marrë gjithashtu lëndime të forta nga aksidenti dhe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë. Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan — Librazhd, në fshatin Xibrakë duke drejtuar mjetin tip "Benz" veturë me targa AA 643 SB ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip "Toyota" me targa IZZ8177 drejtuar nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Durrës dhe më pas është përplasur me mjetin tip "BMË" me targa AA 391 AO drejtuar nga shtetasi L.T., 32 vjeç banues në Korçë. Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, shtetasit: K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës ( vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. J.D., 5 vjeç banues në Durrës ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota); S.D., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota. S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz. Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Të fundit