Flash News

KRYESORE

Aksidenti / Një kontroll rutinë i policisë i mori jetën një 54 vjeçari në Kurbin

Aksidenti / Një kontroll rutinë i policisë i mori jetën

Mungesa e vëmendjes i kushtoi rëndë një 54 vjeçari, i cili humbi jetën në mbrëmjen e djeshme. Ai ishte duke lëvizur me makinë ndërsa policia i bëri shenjë që të ndalonte në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Uniformat blu donin që të kryenin një kontroll rutinë, ndërsa viktima Luigj Gjeloshi, doli nga mjeti, por rrëshqiti aksidentalisht e ra në lumin Mat. Si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë.

Para urës ka një gropë të hapur, e cila është kthyer në problem. Ura në fshatin Skuraj të Kurbinit ka pësuar gërryerje të mëdha në bazamentin e saj. Banorë te zonës thonë se kanë janë ankuar disa herë për gjendjen e urës, por ende nuk është marrë asnjë masë.

Të fundit