Flash News

KRYESORE

Aksidenti/ Po kalonte në vizat e bardha, makina merr përpara të moshuarin (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në Tiranë në orën 7.10 tek kryqëzimi pranë Taivanit.

Një makinë e tipit ‘Fiat Punto’ ka përplasur një të moshuar në momentin që ky i fundit po kalonte mbi vizat e bardha.

I moshuari ka marrë plagë të rënda në fytyrë si pasojë e përplasjes. Pas lajmërimit të policisë nga qytetarët, policia i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit, duke bërë edhe ndalimin e autorit i cili nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka shoqëruar të aksidentuarit në spital.

Të fundit