Flash News

KRYESORE

Aksidenti rrugor i tifozëve të Barcelonës së Guayaquilit, shkon në 12 numri i të vdekurve

Aksidenti rrugor i tifozëve të Barcelonës së Guayaquilit,

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur në aksidentin rrugor që përfshiu një autobus me tifozë të ekipit ekuadorian të Barcelonës së Guayaquilit, skuadra më popullore e vendit amerikano-latin.

Aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 21:30 të së dielës, në aksin rrugor Cuenca-Molleturo. Ai po kthehej nga qyteti i Cuencas, drejt qytetit bregdetar të Guayaquilit, nga ku vjen edhe klubi që mban emër të njëjtë me Barcelonën e Katalonjës, me ngjashmëri thuajse identike në stemë, flamur e uniformë.

Tifozët ishin duke u kthyer pasi kishin mbështetur ekipin e zemrës në sfidën Deportivo Cuenca-Barcelona, të mbyllur me barazimin 1-1.

Të fundit