Flash News

KRYESORE

Aksidenti tragjik në Shkup, shkon në 14 numri i viktimave, mes tyre edhe djali i deputetit

Aksidenti tragjik në Shkup, shkon në 14 numri i viktimave, mes tyre

Shkon në 14 bilanci i viktimave si pasojë e aksidentit tragjik të shënuar mbrëmë në Llaskarcë të Shkupit.

Një autobus doli nga rruga e për pasojë deri tani raportohet se 14 pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë e 37 jashtë rrezikut në spital.

Mësohet se mes viktimave ishte edhe Jovica Tërpevski, djali i deputetit të LSDM-së, Bllagojçe Tërpevski.

Kryeministri Zaev lidhur me këtë tragjedi tha se 14 dhe 15 shkurti shpallen ditë zie kombëtare.

Të fundit