Flash News

KRYESORE

Aksidenti tragjik në Tiranë, kush është shoferja që përplasi për vdekje dy persona, mes tyre një vajzë 7 vjeçe

Aksidenti tragjik në Tiranë, kush është shoferja që

Këtë mëngjes u shënua një aksident tragjik në Kodër Kamzë në Tiranë.

Nga përplasja e një automjeti “Benz” me një furgon u përfshinë në aksident edhe 4 këmbësorë të rastit. Mes tyre një nënë me dy vajza të mitura dhe një burrë, i cili po kalonte me biçikletë.

Për pasojë, humbi jetën vogëlushja 7-vjeçare E. N., si dhe burri me biçikletë Ramazan Isha 57 vjeç. Ndërkohë, nëna e identifikuar si Valbona Ndreu 29 vjeçe dhe vajza tjetër 6 vjeç janë në spital.

Policia ka mundur të arrestojë drejtuesen e mjetit tip Benz Rozina Koleci menjëherë pas ngjarjes, e cila dyshohet se ka qenë shkaktarja e aksidentit të rëndë. Kjo e fundit ka devijuar rrugën dhe nga përplasja me furgonin janë përplasur 4 këmbësorët.

Të fundit