Flash News

KRYESORE

Aksidentohen 3 makina në Berat, raportohen të plagosur rëndë

Aksidentohen 3 makina në Berat, raportohen të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Berat-Uznovë, ku raportohet se ka të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona, mes të cilëve një grua në gjendje të rëndë.  

Në këtë aksident janë përfshirë 3 makina ku njëra ka dalë nga rruga.

Informacioni paraprak:

Në orën 14:45, Salla Operative u lajmërua se në rrugën Antipatrea në vendin e quajtur Ura e Goricës ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendgjarje mbrritën shërbimet e policisë ku konstatuan se mjeti me targa AA950AC është përplasur me mjetin tip Wolksvagen me targa AA252LN dhe mjetin tip Benz me targa AA179DH.

Drejtuesi i mjetit me targa AA950AC shtetasi E.M, 30 vjeç dhe pasagjeria shtetasia K.Ç, 25 vjeçe, janë transportuar për në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit