Flash News

KRYESORE

Aksidentohen Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi, u përplasën me ‘BMW X5’ në afërsi të Kërrabës

Janë aksidentuar me makinë dy futbollistët e njohur të Partizanit, portieri Alban Hoxha dhe mesfushori Lorenc Trashi.

Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme në afërsi të Kërrabës.

Sipas “Sport Ekspres” Hoxha dhe Trashi janë aksidentuar me makinën e portierit, një makinë e llojit “BMW X5”. Mësohet se makina e tyre është përplasur me një “Audi” dhe dyshohet se ka qenë një manovër e gabuar e mjetit tjetër si shkak i aksidentit.

Nga përplasja, mësohet se dy futbollistët janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë lëndime të lehta. Më shumë dëmtime kanë pësuar dy automjetet.

Të fundit