Flash News

KRYESORE

Aksidentohen katër mjete në Rinas, tre persona mbeten të plagosur

Aksidentohen katër mjete në Rinas, tre persona mbeten të plagosur

Katër mjete janë aksidentuar tek kryqëzimi i fshatit Laknas në rrugën e “Rinasit”. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:30.

Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë që gjendeshin në këto mjete kanë mbetur të plagosur, si dhe drejtuesi i njërit prej mjeteve. Të plagosurit janë transportuar në spital ku ndodhen nën kujdesin mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2018, rreth orës 10:30, tek kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e “Rinasit”, janë përplasur katër mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy pasagjer mjetesh dhe një drejtues mjeti, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.

58 vjeçari nga Kavaja merr rolin e ‘kamikazit’, qarkullonte në rrugë në sens të kundërt

Të fundit