Flash News

KRYESORE

Aksidentohet ambulanca, humb jetën pacienti që po transportonte në Tiranë

Aksidentohet ambulanca, humb jetën pacienti që po transportonte

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Fier- Lushnje, saktësisht në fshatin Krutje ku një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë pikërisht pacienti 62 vjeçar që ndodhej brenda.

Po ashtu është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Të fundit