Flash News

KRYESORE

Aksidentohet autobusi urban në Tiranë, plagosen pesë pasagjerë

Aksidentohet autobusi urban në Tiranë, plagosen pesë

Autobus i transportit urban në Tiranë është aksidentuar, e për pasojë pesë pasagjerë janë plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në segmentin rrugor Institut-Bathore, pasi autobusi humbi kontrollin, duke u përplasur me bordurën.

“Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore, drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerë të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit