Flash News

KRYESORE

Aksidentohet familja shqiptare në Itali,  dy fëmijë në gjendje të rëndë

Aksidentohet familja shqiptare në Itali,  dy fëmijë në

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e kaluar.

Aksidenti ndodhi në autostradën e Villafallettos në Saluzo, ndërkohë mediat italiane raportojnë se ata po udhëtonin me makinën e tyre, drejtuar nga një shqiptar, i cili është përplasur me një tjetër makinë.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.

Familja shqiptare u dërgua menjëherë në spital. Mësohet se gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeçar dhe e vajzës 7 vjeçe është e rëndë. Në mjetin tjetër ndodhej një çift i ri, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit