Flash News

KRYESORE

Aksidentohet familja shqiptare në Kanada, humbin jetën babë e bir, nënë e bijë në gjendje të rëndë

Tragjedi në një familje shqiptare që jeton në Kanada. Familja me katër anëtarë është përfshirë në një aksident Ontario, ndërsa makina me të cilën ata udhëtonin u përplas fillimisht me një dre në rrugë dhe më pas me një makinë tjetër.

Për pasojë, humbën jetën Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç, ndërsa bashkëshortja e Fatos Metkos, Maralba dhe vajza e tij, Brianna janë rëndë në spital.

Po ashtu, nga aksidenti humbën jetën edhe dy persona të tjerë kandezë, Cynthia Caraoa 51 vjeç dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa.

Fatos Metko kishte punuar si shef kuzhine në dy restorante për më shumë se 9 vjet. Familja Metko po udhëtonte drejt Ontarios për të vizituar qytetin, me synimin për t’u shpërngulur në atë qytet aty javët e ardhshme.

Të fundit