Flash News

KRYESORE

Aksidentohet kryebashkiaku socialist, në makinë edhe dy persona të tjerë

Aksidentohet kryebashkiaku socialist, në makinë edhe dy persona

Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni, ka pësuar një aksident me makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, pranë grykës së Këlcyrës.

Klement Ndoni ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur me bordurën anësore. Së bashku me të, në automjet kanë qenë dhe dy persona të tjerë: Sandër Seferi dhe Hodian Selmani, ky i fundit kryetar i Partisë Socialiste në Këlcyrë.

Ata janë dërguar gjatë natës për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës dhe mesohet se kanë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit