Flash News

KRYESORE

Aksidentohet me makinë dhe përpiqet të fshehë nga policia armën që e kishte me vete

Aksidentohet me makinë dhe përpiqet të fshehë nga policia

Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, Astrid Nimani, 47 vjeç, dhe Oltion Vuka, 39 vjeç, të dy banues në Lezhë, gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasit D.M. 24 vjeç.

Sipas policisë, arrestimi dhe shpallja në kërkim ndaj këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi A.Nimani, në aksin rrugor Shëngjin – Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur , ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, ai i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi D.M. ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka.

Të fundit