Flash News

KRYESORE

Aksidentohet me makinë Gjiko, reagon Elita Rudi

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko është përfshirë mbrëmë në një aksident të rëndë me makinë..

Aksidenti ka ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku vetura e tij është përplasur me një kamion.

Reperi nga Kosova ishte duke ardhur për në Shqipëri në momentin kur ka ndodhur aksidenti, për të marrë pjesë në një koncert në Velipojë. Fatmirësisht, Gjiko nuk ka pësuar dëmtime të rënda dhe pavarësisht aksidentit nuk e ka anuluar koncertin.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe e dashura e reperit, moderatorja Elita Rudi.  “Dashuria ime pa kushte. Të faleminderit zot. Qëndro gjithmonë pranë meje”, ka shkruar Rudi.

Të fundit