Flash News

KRYESORE

Aksidentohet me motor jashtë orarit të lejuar, humb jetën 43-vjeçari nga Shijaku

Aksidentohet me motor jashtë orarit të lejuar, humb jetën

Një person ka humbur jetën mbrëmë pasi motori me të cilin udhëtonte humbi kontrollin.

Sipas policisë, 43-vjeçari nga Shijaku R.Sh., duke drejtuar motorin tip “Yahama” në orarin e ndaluar nga autoritetet për shkak të masave ndaj covid-19, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetën.

“Më datë 15.04.2020, rreth orës 21: 10, në Shijak, shtetasi R.Sh., 43 vjeç, banues në lagjen Kodër,Shijak, duke drejtuar motorrin tip “Yahama”, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit