Flash News

KRYESORE

Aksidentohet motori në Kukës, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, ku drejtuesi i motorit ka humbur jetën dhe ka mbetur i plagosur vëllai i tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusan, dhe sipas policisë mendohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Viktima është N.C 25 vjeç dhe  i plagosur rëndë është shtetasi D.C 36 vjeç, i cili po transportohej drejt Tiranës.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit