Flash News

KRYESORE

Aksidentohet në Gjirokastër turistja angleze, makina drejtohej nga vizitori spanjoll

Aksidentohet në Gjirokastër turistja angleze, makina drejtohej nga

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në zonën e Pazarit të Vjetër në Gjirokastër.

Një makinë tip “Honday” që drejtohej nga një spanjoll 26 vjeç me inicialet C.L ka përplasur një turiste angleze me inicialet J.S.

Mësohet se ajo po vizitonte zonën turistike, ku 32 vjeçarja u përplas nga mjeti pranë xhamisë së qytetit.

Turistja po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga automjeti i drejtuar nga turisti spanjoll, ndërsa u dërgua me urgjencë për në spitalin e Gjirokastrës nga kalimtarë të rastit.

Të fundit