Flash News

KRYESORE

Aksidentohet punonjësi i policisë gjatë kontrollit të zonës për kanabis, niset me helikopter në Tiranë

Aksidentohet punonjësi i policisë gjatë kontrollit të

Një punonjës i policisë është dëmtuar aksidentalisht gjatë kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në zonën e Sopotit.

Burime të policisë bëjnë me dije se gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i Policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Pas ndihmës së parë të dhënë në spital, Polici i lënduar do të transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin e Policisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore.

 

Të fundit