Flash News

KRYESORE

Aksidentohet teksa punonte në gurore, humb jetën 52-vjeçari. Arrestohet administratori i firmës

Aksidentohet teksa punonte në gurore, humb jetën 52-vjeçari.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kukës ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 52-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se viktima është shtetasi me iniciale N.N, 52-vjeç banues në Bicaj të Kukësit i cili ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke punuar në gurore. Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar administratorin e firmës G.B dhe shoferin e fadromës F.H.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit: G.B dhe F.H, vjeç 52 e 62, banues në fshatin Bicaj, administrator i një firme ndërtimi dhe shofer fadrome, pasi në Bicaj, në gurore duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi N.N, vjeç 52, banues në Bicaj. Neni 289 i Kodit Penal.

 

Të fundit