Flash News

KRYESORE

Aksidentoi për vdekje policin,djali i ish-deputetit në gjyq me 2 akuza

Aksidentoi për vdekje policin,djali i ish-deputetit në gjyq me 2 akuza

Aksidentoi për vdekje policin Ervin Haxhia në aksin Kamëz­Tiranë, përfundon në gjyq me dy akuza Arnold Kola. Sipas Shqiptarja.com Prokuroria e Tiranës sqaron se ka përfunduar hetimet dhe depozituar në gjykatë kërkesën me dy akuza, atë të aksidentit me pasojë vdekjen dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Kola u arrestua mbrëmjen e 26 shtatorit 2016 pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur dhe me shpejtësi 140 km/h përplasi patrullën e policisë së komisariatit 5 e për pasojë humbi jetën efektivi Haxhia.

Të fundit