Flash News

KRYESORE

Aksidentoi për vdekje shqiptarin dhe të dashurën e tij, policia greke në kërkim të ‘Jeep’-it të zi

Aksidentoi për vdekje shqiptarin dhe të dashurën e tij, policia

Policia greke ka nisur hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar shoferin, i cili aksidentoi për vdekje të riun shqiptar dhe të dashurën e tij polake në Athinë dhe që më pas u largua nga vendngjarja.

Aksidenti ndodhi të dielën, në orët e para të mëngjesit, kur çifti Sokol Shkurti, 26-vjeç dhe Veronika Kiueek, 23-vjeç, ktheheshin në shtëpi. Ata ishin duke ecur në këmbë kur në rrugën “Agiu Meletiu” u përplasen nga një makinë, tip ‘Jeep’ i zi.

Dëshmitarët rrëfejnë momentet e frikshme, ndërsa i ati i Veronikës, Slavimir Kiueek kërkon të gjendet shoferi që nuk mori mundimin të jepte as ndihmën e parë.

“Dua të gjej njeriun që vrau vajzën time dhe të dashurin e saj”, shprehet babai i 23-vjeçares, Slavimir Kiueek.

Të fundit