Flash News

KRYESORE

Aksidentoi për vdekje turisten italiane në Sarandë, arrestohet 52-vjeçari

Aksidentoi për vdekje turisten italiane në Sarandë, arrestohet

Shoferi që dyshohet si shkaktar i aksidentit të rëndë në Sarandë, ku një grua humbi jetën dhe burri i saj u plagos, është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Shtetasi Fatmir Rumani, 52 vjeç, përplasi ditën e djeshme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor” mjetin tip “Piaggio” me targa AL 429, me drejtues shtetasin italian G.S, 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë duke marrë mjekim më të specializuar.

Si pasojë e kësaj përplasjeje humbi jetën shtetësja italiane M.S, 64 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motor.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” neni 290 i K.Penal.

Të fundit