Flash News

KRYESORE

Aksion me 200 policë në Itali, goditen dy grupe kriminale të Camorras dhe Ndragheta-s, mes tyre një grua dhe shqiptarë

Aksion me 200 policë në Itali, goditen dy grupe kriminale të

Një mega-operacion është  zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sajë të të cilit kanë rënë në pranga 19 persona, pesë e organizatave famëkeqe kriminale të Camorras dhe Ndragheta-s në Itali.

Mediat vendase bëjnë të ditur se nga ky aksion i madh, ku u angazhuan rreth 200 forca policie, me helikopterë dhe qen antidrogë, janë vënë në pranga 19 persona, mes tyre një grua dhe disa shqiptarë.

Operacioni është zhvilluar në Napoli dhe në Romë me kërkesë së drejtorisë së antimafias italiane. Dyshohet se dy grupet kriminale trafikonin lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe armë zjarri.

Të fundit