Flash News

KRYESORE

Aksion blic në Velipojë, FNSH përplaset me biznesmenët, mes tyre dhe ish-kreu i komunës

Aksion blic në Velipojë, FNSH përplaset me biznesmenët, mes

FNSH dhe policia bashkiake ka zbarkuar pak pas mesnate në plazhin e Velipojës, ku kas pasur përplasje me disa biznese. Aksioni u krye për lirimin dhe sekuestrimin e shazlloneve të paligjshme.

Policia ka pasur debate me biznesmenët të cilët nuk ishin dakord me aksionin që po zhvillohej.

Policia ka pasur konfrontim dhe me ish-kryetarin e komunës Velipojë Nikoll Marku, i cili këmbëngulte se aksioni nuk duhet të kryhej.

Kundërshtia më e madhe që bizneset kishin me policinë, ishte fakti se pse ky aksion duhej të zhvillohej në pikun e sezonit, dhe jo më herët, duke qenë se kjo përkeqëson dhe imazhin te pushuesit.

Debatet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur për disa minuta me radhë, ndërsa më pas policia ka sekuestruar shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të jashtëligjshme. Faxëeb.al

Të fundit