Flash News

KRYESORE

Aksion i Policisë së Tiranës, arrestohet një i dyshuar për shpërthimin e transformatorit dhe një protestues tjetër i Astirit

Aksion i Policisë së Tiranës, arrestohet një i dyshuar

Policia e Tiranës ka bërë  një kontroll të befasishëm sot në disa zona, ku ka vënë në pranga disa persona. Qëllimi i këtij kontrolli ka qenë kapja dhe vënia para përgjegjësisë e personave të shpallur në kërkim dhe të atyre që kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 36-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me shpërthimin e transformatorit elektrik ditën e djeshme, në të cilën mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Është arrestuar gjithashtu edhe një protestues i zonës së Astirit, me akuzën “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Arrestimet e tjera janë bërë për shkak të kundërshtimit dhe ushtrimit të dhunës ndaj uniformave blu, mashtrimit dhe tentativës për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave në kërkim dhe atyre për vepra të ndryshme penale.

Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale.

Gjatë kontrolleve të kryera dhe nga informacione të siguruara nga ana e Seksionit të Kërkimit dhe Operacioneve Speciale në rrugë operative, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim S. D., banues në Tiranë, për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar për të urdhër ndalimi, sepse ky shtetas ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të caktuar me shërbim, gjatë protestës së banorëve në zonën e Astirit.

Bie në prangat e punonjësve të Komisariatit nr. 5 për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi I. Gj.,34 vjeç banues në Kamzë, pasi më datë 05.07.2019 së bashku me 3 persona të tjerë ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës Policie, të cilët po kryenin shërbimin në një nga zonat  e Bathores. Punonjësit e policisë kishin shkuar për të mbyllur lokalin për shkak të orës së vonë, por ky person së bashku me 3 të tjerë tashmë të arrestuar kanë goditur dhe penguar punonjësit e policisë të kryenin detyrën.

Nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë.

Në vijim të goditjes së paligjshmërisë, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3, për veprën penale “Mashtrimi” shtetasi J. B., 42 vjeç banues në Tiranë, pasi ky shtetas kishte përvetësuar me anë të mashtrimit një sasi parash nga një person tjetër.

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi maqedonas T. S.,48 vjeç, për veprën penale “ Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga menaxheri i një qendre tregtare ku ky shtetas ka tentuar të vjedhë veshje të ndryshme.

Të fundit