Flash News

KRYESORE

Aksioneri i “Plazza Tirana” mohoi shitjen; kompania kineze prej tre vitesh sponsor i Partizanit

Ditët e fundit vijojnë të qarkullojnë lajme se hoteli “Plazza Tirana” është shitur tek disa kompani kineze për 110 milion euro, pavarësisht se Behar Male, një prej dy aksioneve të këtij hoteli, e ka mohuar këtë lajm.

Bazuar në informationet e publikuara nga departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparences në Partinë Demokratike, emrat e kompanive janë: “Urban Garden”, “Urban Investment Group”, “KCK Conversation System Albania” dhe “OCK Albania”.

Pas hulumtimeve të Politiko.al rezulton se kompania “Urban Garden” është prej tre vitesh edhe aksionere e klubit të futbollit të Partizanit, i cili zotërohet me 100% të aksioneve nga Gazmend Demi, aty ku Olsi Rama është Drejtor i Përgjithshëm.

Këto fakte tregojnë se lajmet se pas blerësve të objektit luksoz qëndrojnë Gazmend Demi dhe Olsi Rama nuk janë dhe aq rastësore.

Hotel Plazza-Tiranë, 110 milion euro; Hotel Ritz -Madrid, 130 milion. A ka diçka që nuk shkon?

 

[caption id="attachment_146495" align="alignnone" width="812"] Në foto: Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova duke dhënë një intervist pas një ndeshje, aty ku duket se "Urban Garden" është sponspor i Partizanit[/caption]

Të fundit