Flash News

KRYESORE

Aksioni i AKU-së bllokon 70 ton produkte; domate te kalbura, oriz dhe birrë e skaduar do hynin në tregun shqiptar

Aksioni i AKU-së bllokon 70 ton produkte; domate te kalbura, oriz dhe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në vëmendje të shtuar, kontrrollet në pikat doganore me qëllim sigurinë ushqimore të produkteve që importohen nga shtetet e tjerë drejt vendit tonë.

Për periudhën 1-25 tetor në rang vendi janë kryer 4011 kontrrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe janë konstatuar dhe bllokuar 70 ton produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar. Trupa inspektuese e AKU-së ka kryer proçedurat për kthim në origjinë të këtyre produkteve.

Konkretisht, në pikën doganore, Durres janë bllokuar 45 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqerohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 18 ton domate me vend origjinë Lituani pasi u konstatua prezencë myku dhe të kalbura- pra të papërshtatshme për konsum.

Ndërsa në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto 2 ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.

Të fundit