Flash News

KRYESORE

Aksioni i IKMT në Velipojë, Basha: Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në bregdet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas aksionit të sotëm të IKMT-së në Velipojë dhe paralajmërimit të Ramës për një mbyllje tjetër. Përmes një statusi në Tëitter, Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për grabitje pronash përmes dhunës, ndërsa thekson se “goditja” e tij vjen në ditët më të këqija për shqiptarët.

“Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin”, ka thënë Basha referuar paralajmërimit të kryeministrit për një tjetër mbyllje të vendit.

Kujtojmë se, përmes një mesazhi në rrjetin e tij social Facebook pak minuta më parë, Rama paralajmëroi se në qoftë se vijojmë me rritjen e rasteve të të infektuarve, vendi do të shkojë drejt një mbylljeje tjetër.

“Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë”, shkruan Basha.

 

Të fundit