Flash News

KRYESORE

Aksioni i IKMT në Velipojë, Salianji akuza Ramës: U rrëmbeu tokën qytetarëve për t’ua dhënë oligarkëve dhe bandës kriminale

Aksioni i IKMT në Velipojë, Salianji akuza Ramës: U rrëmbeu

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas aksionit të IKMT-së në bregdetin e Velipojës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji akuzon Ramën se është duke “u rrëmbyer tokën qytetarëve për t’ua dhënë oligarkëve dhe bandës kriminale që e mban atë në pushtet”.

“Pasi i mbylli në karantinë dhe i la pa ndihmë, pasi i varfëroi dhe rriti papunësinë, sot Ramavirusi nuk kurseu as dhunën dhe gazin lotsjelles për qytetarët që mbronin pronën e tyre”, thekson ish-deputeti.

Mesazhi i Salianjit:

Edi Rama dhunon dhe kërcënon shqiptarët çdo ditë. Në kohën që i paralajmëronte për një karantinë të re, policia dhunonte në mënyrë makabre qytetarët që mbronin ndertesat e tyre në Velipojë. Në kundërshtim të plotë me ligjin, Edi Rama ua rrëmbeu sot token në Velipojë për t’ia dhënë oligarkëve dhe bandës kriminale që e mban atë në pushtet.

Pasi i mbylli në karantinë dhe i la pa ndihmë, pasi i varfëroi dhe rriti papunësinë, sot Ramavirusi nuk kurseu as dhunën dhe gazin lotsjelles për qytetarët që mbronin pronën e tyre.

Kur i duhet të grabisë tokat në bregdet dhe të rraheë qytetarët, rregullat anticovid nuk kanë rëndësi!

I veshur me pushtetin e krimit dhe të oligarkëve, Edi Rama është shndërruar në figurën më të urryer për shqiptarët.

Largimi i tij një orë e më parë eshte zgjidhja e vetme per interesin e cdo qytetari!

Të fundit