Flash News

KRYESORE

Aksioni i opozitës, zv/kryeministri Braçe ka një pyetje për presidentin Meta

Aksioni i opozitës, zv/kryeministri Braçe ka një pyetje

Zv/kryeministri Erjon Braçe i ka drejtuar sot një pyetje Presidentit të Republikës, Ilir Meta, lidhur me aksionin e opozitës për bllokimin e rrugëve.

“A është dakord Presidenti i Republikës me bllokimin e rrugëve popullit, punës dhe ekonomisë së tij?”, pyet numri dy i Qeverisë, i cili teksa pret përgjigjen nga Meta, thotë se e ka një ide prej viteve 1999-2000, por pa dhënë më shumë detaje.

Sa i përket këtij aksioni, Braçe thotë se opozita nuk ka arritur asnjëherë të bllokojë kryeministrin Edi Rama, i cili ka zhvilluar çdo aktivitet të planifikuar.

Reagimi i plotë i Erjon Braçes:

LAJM I MADH DHE I VJETER;

AI DHE AJO,

LYLZIM BASHA DHE

MONIKA KRYEMADHI,

DO BLLOKOJNE RRUGET SOT!

Jo me nje, por dy ore!

Dakord, titulli dhe lajmi kane nje te vertete:

Nuk eshte populli qe po bllokon rruget, anormale kjo ne nje revolte por,

jane anetaret e dy partive dhe 5 kryetare te partive pa anetare, te cilet do bllokojne rruget!

Kur eshte keshtu, dy pyetje kam une;

E para,

KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?

Edi Rames-te cilin e kane shenjester?!

JOOOOOO!

Deri tani Edi Ramen se kane bllokuar asnjehere, zero!

Ai e ka patur rrugen e lire dhe ka zhvilluar cdo aktivitet te planifikuar dhe masiv madje.

Ka nje arsye te qarte perse;

Ata qe bllokojne rruget jane gjithe e gjithe nga 50-200 vete maksimumi ne Milot, nuk jane shumice, jane pakice,

#NUKJANEPOPULLI por anetaret e partise kunder popullit!

Pra,

KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?

POPULLIT, NATYRISHT!

VETEM POPULLIT!

PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ!

Pyetja e dyte;

A ESHTE DAKORD PRESIDENTI I REPUBLIKES ME BLLOKIMIN E RRUGEVE POPULLIT,

PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ?

E kam nje ide, prej viteve 1999-2000!

Të fundit