Flash News

KRYESORE

Aksioni i RENEA-s për kapjen e Laert Haxhiut, i shumëkërkuari për masakrën e Lushnjës, tentoi të ekzekutojë nipin e Aldo Bares

Aksioni i RENEA-s për kapjen e Laert Haxhiut, i shumëkërkuari

Fshati Rremas u rrethua sot nga RENEA në orët e para të mëngjesit për arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë.

Një nga personat e shumëkërkuar ishte Laert Haxhiu, i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me një të shkuar të ‘errët’ kriminale.

Kush është Laert Haxhiu

Laert Haxhiu është i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit.

Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar edhe për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës, në vitin 2009 dhe si autor kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut.

Po ashtu, në 2016-ën, ai ka tentuar të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

Gjatë aksionit u shoqëruan në komisariat Arben dhe Martin Lika, si dhe mbeti i plagosur në banesën e tij i moshuari Haxhi Lika.

Të fundit