Flash News

KRYESORE

Aksioni i Tatimeve, Braçe: Janë bllokuar 22 kompani të mëdha, pronarët telefonojnë deputetët dhe disa ministra

Aksioni i Tatimeve, Braçe: Janë bllokuar 22 kompani të

Zv.kryeministri Erion Braçe deklaron se gjatë 10 ditëve të fundit, Drejtoria e Tatimeve ka bllokuar 22 kompani të mëdha, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur shkelje me diferenca të thelluara fiskale.

Sipas Braçes, ata janë bllokuar, ndonëse disa prej administratorëve kanë tentuar t’i shmangen bllokimit duke përdorur njohjet me miqtë në politikë dhe drejtësi.

“Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal, është bërë e gjerë deri në kufijtë e një krimi. Administrata tatimore ka zbuluar shkelje të rënda me skema kriminale të kalimit dhe operimit me kasat, ndaluar me ligj.

Ka zbuluar diferenca të thella mes litrave në pompa të shitura dhe litrave të regjistruara në kasat fiskale, diferenca që dëshmojnë evazion fiskal.

Diferenca mijëra ton nga vjeshta 2017 deri sot. Diferenca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale deri në qindrakën e fundit.

Të gjithë të përfshirët në këtë veprimtari kriminale, administratorë të kompanive të karburanteve, të kasave fiskale, miqve dhe shokëve në politike do t’i jepen drejtësisë, pavarësisht emrit të kompanisë, miqve dhe shokëve në politikë, drejtësi dhe jo vetëm.

Ne 10 ditët e fundit, drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka bllokuar aktivitete 22 kompani të mëdha. Disa kanë shlyer detyrimet dhe llogaritë e tyre janë zhbllokuara.

Prej tyre kanë rënë telefona e deputetëve, kryetarë bashkish, edhe disa ministrave. Harxhojnë kohën kot, nuk do t’i paguajë askush, asnjë telefon nuk ju ndihmon dot nga pagesa e detyrimeve”, tha Braçe.

Anti-informaliteti/ Braçe flet për kërcënime nga bizneset: Nuk më bën përshtypje fare

Të fundit