Flash News

KRYESORE

Aksioni opozitar, ja çfarë u vendos gjatë takimit të Bashës me aleatët

Aksioni opozitar, ja çfarë u vendos gjatë takimit të

Politiko.al ka mundur të mësojë detaje rreth asaj se çfarë është diskutuar dhe më pas është vendosur gjatë mbledhjes së mbajtur paraditen e sotme në selinë blu ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me krerët e partive opozitare.

Politiko.al ka mësuar se është vendosur vijimi i aksionit opozitar deri në largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjithashtu edhe ditën e nesërme, deputetët e PD-së do të vijojë të jenë në komisionet parlamentare njësoj sikundër edhe sot. Gjithashtu, ditën e enjte, opozita do të bllokojë seancën parlamentare.

Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe mbajtja e një proteste te ministria e Brendshme ditën e nesërme. Protesta do të mbahet së bashku me shoqërinë civile si pjesë e aksionit qytetar./Politiko.al

Të fundit