Flash News

KRYESORE

Aksioni për mjedisin. Veliaj humb rastin për publicitet dhe nxjerr Maznikun në krah të Klosit. Sikleti i Ardit Gjoklajt? 

Aksioni për mjedisin. Veliaj humb rastin për publicitet dhe nxjerr

Opozita dhe qeveria kanë shkëmbyer sot replika pas një daljeje 'publicitare' të ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe nënkryetarit të Bashkisë, Arbi Mazniku. Dy zyrtarët e lartë kanë inspektuar pikat e grumbullimit të plehrave/skrapit duke i nënçmuar si 'joeuropianë' ata që mbledhin kanoçe, hekurishte dhe hedhurina të tjera për të siguruar bukën e gojës. Ish-kryetari i Bashkisë dhe lideri i opozitës, Basha, e ka lidhur aksionin e qeveri/bashkisë me interesat korruptive në aferën e inceneratorëve, ndërsa kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, e ka krahasuar me hedhjen e zareve në kazino këtë aksion duke thënë se mjedisi  nuk është njëlloj si bixhozi.

Në daljen e përfaqësuesit të qeverisë dhe të bashkisë, ajo që duhet theksuar është mungesa e kryetarit Erion Veliaj, i cili nuk lë rast pa i shpëtuar për të marrë vëmendje mediatike. Këtë herë ai ka zgjedhur zëvendësin e tij, Maznikun.

Veliaj, me sa duket ndihet i kompleksuar nga tema e mbetjeve dhe pikave të grumbullimit të tyre. Emri i Veliajt lidhet me vdekjen në landfillin e Sharrës të adoleshentit, Ardit Gjoklaj. I riu u shtyp nga një prej fadromave të kompanisë së cilës Veliaj i kishte besuar përpunimin e mbetjeve.

Kufoma e tij, sipas të dhënave të familjarëve, u fsheh mes plehrave nga punëtorët e kompanisë që drejtohej nga një ish-funksionar i Partisë Socialiste. Gjoklaj, punonte i pa regjistruar dhe i pa siguruar, pavarësisht standardeve që kryebashkiaku kishte premtuar se do të ndiqeshin në landfillin e Sharrës. Aty, veç mbetjeve, do të tërhiqeshin drejt periferisë dhe larg syve të publikut mbledhësit e kanoçeve.

Ardit Gjoklaj jetoi dhe vdiq si i tillë.

Të fundit