Flash News

KRYESORE

Aksioni i policisë për kapjen e Klement Balilit, gazetari Hoxha jep detaje

Aksioni i policisë për kapjen e Klement Balilit, gazetari Hoxha jep

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje rreth aksionit të dnërmarr nga policia pasditen e sotme për kapjen e Klement Balilin.

“Aksioni nisi sot pasdite, sapo ra errësira, rreth orës 17:15 minuta. Forcat e policisë lokale dhe ato të Gjirokastrës rrethuan zonën, duke krijuar edhe pasiguri tek banorët. Kishte një numër të madh policësh. Në banesë nuk u gjet asnjë person. Vjehrri dhe vjehrra, e personit më të kërkuar nga policia shqiptare nuk ishin. Informacioni paraprak ka qenë se në këtë banesë mund të strehohej Balili, edhe pse vjehrri dhe vjehrra qëndrojnë tek vajza e tyre që ka ngelur e vetme. Policia ka përdorur forcë, ka thyer derën e jashtëm, ka ushtruar kontroll të befasishëm. Janë thyer disa dyer të brendshme”, u shpreh Hoxha në një lidhje telefonike për ‘News24’.

Gazetari zbuloi gjithashtu se Balili nuk është gjetur në banesë. “Nuk është gjetur personi që kërkohej nga policia. Nga komshinjtë është vënë në dijeni pronari i banesës. Ata kanë ardhur aty dhe kanë kërkuar një vendim të gjykatës. Ai pretendon se i kanë vjedhur sende me vlerë. Ky vendim vjen pas shkrimit të medias gjermane ‘Stern’, pasi u tha se policia lokale nuk ndërhynte dot. Ndaj me ardhjen drejtorit të ri po jepet tjetër mesazh”, tha Hoxha.

Të fundit