Flash News

KRYESORE

Aksioni politik, Basha mbledh sot Kryesinë dhe Grupin

Aksioni politik, Basha mbledh sot Kryesinë dhe Grupin

Lideri i Partisë Demokratike pritet të zhvillojë sot në selinë blu mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit.

Takimi pritet të mbahet në orën 11.00, në vijim të aksionit politik. Një ndër pikat kryesore ku do të fokusohet diskutimi është organizimi i protestës së paralajmëruar kombëtare më 13 prill.

Ndryshe nga herët e kaluara, kjo protestë pritet të mbahet pasdite në orën 18.00 në Tiranë.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar protesta masive që prej muajit shkurt, pas djegies së mandateve, për largimin e Edi Ramës kryeministër dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Të fundit