Flash News

KRYESORE

Akt-akuza për krime lufte; Thaçi vijon për të katërtën herë radhazi intervistimin e tij nga Prokuroria Speciale në Hagë

Akt-akuza për krime lufte; Thaçi vijon për të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vijuar edhe sot, për të katërtën ditë rresht, procesin e intervistimit në Zyrën e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Mësohet se, Thaçi do të intervistohet sërisht pas akt-akuzës që rëndon ndaj tij për krime lufte. Ai për tri ditë rresht është intervistuar nga 6 orë, ndërsa nuk ka dhënë një prononcim për media rreth asaj çfarë po ndodh brenda dyreve të prokurorisë.

Kujtojmë se, Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka propozuar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Thaçi është shprehur për mediat se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Të fundit