Flash News

KRYESORE

Aktakuza e Hagës ndaj Thaçit e Veselit, Rama: S’arrij të formuloj fjalitë për të shprehur indinjatën

Aktakuza e Hagës ndaj Thaçit e Veselit, Rama: S’arrij të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aktakuzës së gjykatës së Hagës ndaj  Hashtim Thaçit e Kadri Veselit për krime lufte.

Në një status në Facebook Rama shkruan se është aq i indinjuar sa nuk arrin të formulojë fjalitë.

Ai sqaron se do të ketë nesër një reagim publik për çështjen, teksa shkruan se do të jetë përkrah atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën.

STATUSI I PLOTE

Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!

RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE🇦🇱👐🏿🇪🇺

Të fundit