Flash News

KRYESORE

Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, strategji e BE-së për të bllokuar amerikanët? Bushati hedh dritë rreth "teorisë konspirative"

Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, strategji e BE-së për të

Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar si teori konspirative idenë se aktakuza e organit të Prokurorisë, për thirrjen në Gjykatën e Hagës të Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, ishte e mirëmenduar.

I ftuar në “Real Story”, pyetjes se a ka pasur një qëllim kjo aktakuzë e hedhur në një moment kur Thaçi ishte rrugës për në aeroport për takimin e 27 qershorit në Washington rreth dialogut me Serbinë, Bushati i është përgjigjur se: “Personalisht unë nuk kam besuar dhe nuk besoj kurrë në teoritë konspirative” dhe se “kjo është një mënyrë për të provuar një herë e mirë pafajësinë”.  

“Personalisht unë nuk kam besuar dhe nuk besoj kurrë në teoritë konspirative. Kemi nja 6 vjet që kur mbërrijmë në një pikë takimi, pra afër një zgjidhje për dialogun, fillojnë këto teoritë konspirative.

Pjesa e Prokurorisë është një investim i SHBA-së. Nuk e besoj. Unë e theksoj se nuk ka një drejtësi të kulluar, ku nuk tolerohet asgjë nuk bëhet asnjë gabim sepse në fund të ditës edhe gjyqtarët janë njerëz, por do të thoja se kjo është një mundësi e mirë për të provuar pafajsinë që ne e besojmë”, ka përfunduar Bushati duke përjashtuar idenë se kjo mund të jetë një mundësi e BE-së për të bllokuar ndërhyrjen e palës amerikane në dialog.

Më herët, Bushati u shpreh se ai beson tek pafajësia e Thaçit dhe Veselit dhe se dihej që këto situata mund të vinin pasi janë disa persona në Kosovë që janë në proces nga Tribunali i Hagës.

“Dihej që do vinim në këto lloj situatash. Ideja për të falur krimet ishte për një barazi të krimeve serbe dhe ato të supozuara të UÇK-së. E para s’mund të ketë barazi mes këtyre. Gjenocidi serb përkundrejt personave të veshur si ushtarakë.

Unë besoj në pafajsinë e Thaçit dhe Veselit. Siç kam besuar tek Haradinaj. Përndryshe nuk do ishim në këtë diskutim. Ku ka një aktakuzë, duhet të verifikohet para institucioneve të drejtësisë. Nuk e kam një informacion ligjor të tillë, por edhe nëse do e kisha nuk do jepja”, tha Bushati.

Të fundit