Flash News

KRYESORE

"Aktakuza për Thaçin, veprim kundër Kosovës", Milo: Ky është një lobing i sofistikuar; E turpshme dhe skandaloze

"Aktakuza për Thaçin, veprim kundër Kosovës",

Historiani Paskal Milo e ka konsideruar si sulm ndaj Kosovës aktakuzën e Prokurorisë për thirrjen në Gjykatën e Hagës të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, në një kohë kur Presidenti kosovar pritej të merrte pjesë në takimin e 27 qershorit në Washington për dialogun me Sebinë.

Duke folur në “Open” për përplasjen mes BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës, profesori Paskal Milo e ka cilësuar lëvizjen e radhës si një veprim skandaloz, të turpshëm dhe dramatik.

“Për mua ky është një veprim skandaloz, i turpshëm dhe dramatike. Ky qëndrim kishte kohë por u shfaq tani. Mendoj se ky është një lobing i sofistikuar nga qarqe që kanë pasur rezervat e tyre ndaj Kosovës”, tha Milo.

Të fundit