Flash News

KRYESORE

"Aktakuzat e Prokurorisë Speciale janë politike", këshilltari i Kadri Veselit: Ka një përplasje të fortë mes BE-së dhe Washingtonit

"Aktakuzat e Prokurorisë Speciale janë politike",

“Aktakuzat ndaj Thaçit, lëvizje e BE-së për të penguar një trofe për Trump”.

I ftuar në “Open”, këshilltari i Kadri Veselit, Adri Nurellari, është shprehur se aktakuzat e Prokurorisë ndaj Thaçit dhe Veselit janë të gjitha çështje politike tashmë që Kosova ishte një hap larg arritjes në një marrëveshje me Serbinë nën “bekimin” e SHBA dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Aktakuza e ardhur 3 ditë para takimit të Washington-it, për Nurellarin janë një përplasje e fortë mes BE-së dhe SHBA për "terren" dhe marrje meritash përsa i përket "zgjidhjes" së çështjes së Kosovës.

Pjesë nga biseda:

Nurellari: Siç duket ka një përplasje të fortë mes Washingtonit dhe BE-së’- tha Nurellari.

Vasili: Pse ndodhi kjo?

Nurellari: Siç thashë ka një përplasje mes BE-së dhe Washingtonit. Vende të BE mund të jenë të pakënaqura ndaj Trump dhe penguan një trofe për Trump. Gjithashtu mund të ketë një përplasje mes administratës Trump dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Të fundit