Flash News

KRYESORE

“Akte vandale”, Lubonja-gazetares: Ji më e matur me fjalët se dukesh si gazetare e qeverisë

“Akte vandale”, Lubonja-gazetares: Ji më e matur me fjalët

Gazetarja e News 24, Doriana Bezat, raportoi nga para Kryeministrisë duke konsideruar “akte vandale të protestuesve”, ajo çka mbeti pas protestës.

Analisti Fatos Lubonja ndërhyu nga studioja menjëherë pas fjalës së Bezat, të cilës i kërkoi të tregohej më e kujdesshme me raportimin se ngjan si “gazetare qeverie”.

“Duhet të jetë më e matur gazetarja se duket si e qeversë jo gazetare e  një mediaje të pavarur. Kam një rezervë me atë që thuhet “kishte apo skishte dhunë”. Kemi një qeveri që përdor dhunë sistematike siç ka përdor me banorët e Astirit. Kemi dhunë të qeverisë që nuk dialogon me qytetarët.

U shkatërrua stadiumi me dhunë duke shkelur ligjin, Teatri po ashtu, Astiri ...Mungesa e dialogut i ka çuar njerëzit te dhuna”, u shpreh Lubonja.

I pyetur më tej nga gazetarja Ola Bruko, nëse është normale që qytetarët të sulmojnë Kryeministrinë, Lubonja u shpreh, “Unë mendoj që ka patur pak dhunë, krahasuar me dhunën strukturore që ka përdorur qeveria”.

Të fundit